Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë fejuar

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sánchez janë fejuar, thotë një burim i afërt me çiftin për CNN.

Asnjë detaj shtesë në lidhje me propozimin apo planet e dasmës nuk dihen.

Bezos dhe Sánchez dolën për herë të parë publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2019. Që kur Bezos dhe Sánchez filluan të takoheshin, kanë qenë të rezervuar.

Në vitin 2022, çifti foli me CNN në shtëpinë e tyre në Uashington DC në intervistën e tyre të parë të përbashkët. Treguan për punën e tyre filantropike drejt dhënies strategjike të pasurisë së madhe të Bezos për një sërë kauzash.

Bezos duket se pas divorcit ka rigjetur dashurinë. Ai e përshkroi gazetaren fituese të çmimit Emmy si “personin më bujar, më zemërgjerë që ka takuar ndonjëherë”, dhe tha se ajo është “një frymëzim”.

Bezos ka qenë i martuar me MacKenzie Scott për 25 vjet, me të cilën ka katër fëmijë. Sánchez ka tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.

SHKARKO APP