”Jeni ikonë mode”, Rama: Kur zoti nuk t’i ka dhënë të gjitha mundohesh të sajohesh

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Universitetit të Prishtinës, pati edhe batuta, ku Rama mori edhe një kompliment për stilin e tij të të veshurit.

“Përshëndetje, unë jam Gjira Lika, studente e vitit të dytë Histori. Desha me thënë atë që e mendon sa herë ju dilni në televizion, se jeni ikonë e modës dhe komplimente, se pyetje nuk kam, vetëm këtë deshta me thënë”, tha studentja.

Kryeministri i cili nuk e priste këtë komlimet, buzëqeshi dhe heshti për disa sekonda iu drejtua vajzës me një batutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Aaa ikonë… dëgjo e di si është kjo punë? Kur ti ka dhënë Zoti dhe Natyra të gjitha, nuk ka nevojë me u saju. Por sajohesh kur s’ti ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh njëçik. Kështu që vjen nga halli kjo, s’ka lidhje me… por faleminderit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?