Jennifer Aniston kritikon mediat për shpifje

Aktorja e njohur Jennifer Aniston është shprehur se gratë janë të ekspozuara në thashetheme “absurde dhe ngacmuese” nga mediat. Në një artikull të Huffington Post, aktorja ka mohuar thashethemet se ajo është shtatzënë para se të flasë për ndikimin e “objektivizmit dhe analizës nëpër të cilën kalojnë gratë”. “Unë dua të marr pjesë në një bisedë më të gjerë që ka nisur dhe duhet të vazhdojë. Sa për informacion, unë nuk jam shtatzënë. Jam e lodhur,” ka shkruar ajo. “Më është mbushur kupa nga këto analiza dhe ngacmime sipërfaqësore që ndodhin përditë të fshehura nën titullin e “gazetarit”, “Amandamenti i parë” dhe showbizi”. Artistja e famshme është martuar me skenaristin Justin Theroux në muajin gusht të vitit të kaluar. “Çdo ditë unë dhe burri im ndjehemi të ngacmuar nga fotografë agresivë të vendosur jashtë shtëpisë tonë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm që të sigurojnë ndonjë fotografi”, ka shtuar Aniston. “Objektiviteti dhe analiza, në të cilën përfshihen gratë është absurde dhe neveritëse. Mënyra se si më portretizojnë mediat është një reflektim i mënyrës se si i shohim femrat në përgjithësi, duke u krahasuar me një standard bukurie”, ka theksuar më tej artistja. Në përfundim 47 vjeçarja është e lodhur nga të qenit pjesë e këtyre thashethemeve. Ajo ka shtuar se, vetëm pse trupi i saj po ndryshon, nuk do të thotë se duhet të cilësohet si e “plotë”, ose “shtatzënë”. Ajo është shprehur se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se standardet e bukurisë ekstreme po shkaktojnë këto lajme, të cilat dëmtojnë intelektin.

SHKARKO APP