Jennifer Lawrence heq dorë nga aktrimi për t’u bërë politikane

Muaj më parë pas kritikave të ashpra për filmin “Mother” dhe zhgënjimit që mori nga kjo eksperiencë, Jennifer Lawrence deklaroi se do të hiqte dorë nga aktrimi.

Megjithëse ajo është në përfundimin e dy projekteve të tjera filmike, aktorja e famshme ende nuk është shkëputur përfundimisht, kjo edhe sepse ende nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë më pas.

Së fundmi ajo ka shprehur dëshirën për t’u bërë politikane dhe kjo do të ishte një arsye shumë e fortë për të hequr dorë nga profesioni i saj, megjithëse fansat nuk janë aspak dakort.

Mesa duket, Lawrence aspiron të bëjë shumë gjëra në jetë, më parë kishte vendosur të hapte një fermë kafshësh, më pas të merrej me poçeri ndërsa tani është kthyer nga politika. Fakti që ajo nuk po vendos dot se çfarë do të bëjë për të ardhmen e saj po bëhet shumë e lodhshme nga media por edhe nga ndjekësit e saj të zjarrtë.

SHKARKO APP