Jennifer Lopez i mëson Shakirës si të bëjë twerk
Jennifer Lopez dhe Shakira shënuan histori në muajin shkurt të këtij viti.
Ato u bënë yjet e para latine që ishin performueset kryesore në ngjarjen më të rëndësishme sportive “Super Bowl 2020”.
Dy artistet interpretuan një kolazh të hiteve të tyre muzikore, dhe sollën energji në skenë që do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Dhe së fundmi ka qënë Jennifer që pas 3 muajsh rikthen për të gjithë pjesë nga kjo super performancë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga prapaskenat dhe provat e performancës ikonike.
‘Nuk e besoj dot që kanë kaluar 3 muaj që nga #SuperBoëlLIV #HalftimeShoë! Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë, por doja të ndaja disa momente argëtuese nga prapaskenat në provën tonë të parë me kërcimtarët dhe Shakirën”, ka shkruar Jennifer Lopez krahas videove që ka postuar.
Videot që Jennifer Lopez ka ndarë janë shumë interesante, por në videon e pestë mund të shihni sesi ajo mëson Shakirën për të tundur të pasmet.
https://www.instagram.com/p/B_uv_teJnNC/