Jennifer Lopez i rikthehet dashurisë së vjetër
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po frekuentohen sërish. Media ”In Touch”, shkruan se burime ekskluzive për ta kanë konfirmuar se dyshja janë rikthyer pranë njëri-tjetrit ashtu si më pasë, pasi JLo u nda nga Alex Rodriguez.
“Shumë kohë ka kaluar, ata të dy janë pjekur. Jennifer ende kujdeset për Benin, ajo kurrë nuk u ndal kurrë. Me sa duket, ata u rilidhën sikur koha të mos kishte kaluar. E gjithë drama e fejesës së ‘thyer’ është lënë pas,”- tha burimi për median në fjalë.
Aktori 48-vjeç, e ka vizituar Jennifer Lopez tre herë pas kthimit të tij nga Republika Dominikane. Zbritja e tij në një vend pranë shtëpisë së Lopez në LA më 29 Prill, nga një Escalade i bardhë ( i njëjti automjet me të cilin po udhëtonte Jennifer në fillim të asaj dite), ishin vetëm shenjat e para të një rikthimi.
Pas ndarjes së tyre vite më parë, J.Lo u martua me Marc Anthony në qershor të vitit 2004, me të cilin pati dhe dy fëmijë. Ajo më vonë u fejua me ish-yllin e MLB Alex Rodriguez, 45-vjeç, por ata njoftuan ndarjen e tyre në prill të këtij viti.