Jennifer Lopez në botën e sportit, ylli portorikan do të blejë ekipin e Nju Jork Mets

Nga futbolli amerikan te bejzbolli. Jennifer Lopez, ylli portorikan që interpretoi në shoun e Super Boël-it, dëshiron të shtjerë në dorë Nju Jork Mets. Lajmin e ka dhënë “Scott Soshnick”, ish-reporteri i Boolmberg, dhe i përcjellë nga disa media amerikane. J-Lo dhe partneri i saj, Aleks Rodrigez, që ka qenë ylli i skuadrës rivale të Nju Jork Jenkis, kanë kontaktuar me “JP Morgan Chase”, banka më e madhe në Shtetet e Bashkuara, për të kuptuar vlerën e kapitalit që nevojitet për këtë investim. Flitet për 2.6 miliardë dollarë, që përbëjnë 80% të aksioneve.

Kjo është shifra që familja Uilpon, pronare e klubit, i kishte kërkuar fillimisht filantropit Stiv Kohen në dhjetor, përpara se tratariva të dështonte. Një shifër e frikshme, të cilën çifti Lopez-Rodrigez as mund ta ëndërrojë (pasuria e tyre rrotullohet në 750 milionë dollarë). Ndaj ja përse të dy janë vënë në kërkim të investitorëve dhe i janë drejtuar kolosit amerikan të shërbimeve financiare. Duke shrytëzuar imazhin e tyre, ata duan që marrëveshja të finalizohet. Nuk është rast i rrallë, nënvizojnë mediat në SHBA, që yjet të bëjnë veprime të tilla, duke u bërë imazh i klubit ndonëse mbajnë një kuotë minorance në aksione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?