Jennifer Lopez në kopertinën e “People” për 20 vjetorin e revistës
Jennifer Lopez është bërë pjesë e një seti fotografik të revistës People, versioni spanjoll.
Albumi quhet “Shades of Blue” dhe fotot janë bërë në qytetin e Nju Jork. Këngëtarja 47-vjeçare po përgatitet të lançojë në treg dhe albumin e saj me këngë spanjolle me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony.
Megjithatë ylli i muzikës amerikane gjeti kohën për të bërë fotot për kopertinën e People Espanol, e cila po feston 20 vjetorin e botimit të saj.
Në kopertinën e revistës Jennifer Lopez duket shumë në formë me një veshje plot ngjyra.
Veshjen e saj bukuroshja e shoqëroi me një pale syzerozë dhe vathë të mëdhenj.