Jennifer Lopez publikon këngën e re, në klip me vajzën e saj (Video)

Jennifer Lopez ka sjellë edhe një projekt të fundit për vitin që po lëmë pas. Ylli amerikano-latin ka publikuar videon e këngës “Limitless”, e cila është edhe kolonë zanore e filmit “Second Act” që do të shfaqet në kinematë botërore.

Jennifer Lopez - Limitless from the Movie "Second Act" (Official Video)

Ashtu si gjithmonë JLo duket e mrekullueshme dhe energjia e saj shfaqet në çdo skenë. Por pjesa më interesante është momenti kur shfaqet vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muniz, të cilën e ka fal martesës me këngëtarin, Marc Anthony.

‘Limitless’ flet për thyerjen e barrierave dhe këmbënguljen. Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar njëra-tjetrën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?