Jennifer Lopez, SMS flirtuese me Di Caprion

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez teksa argëtohej  me komedianin e famshëm humoristik të emisionit “Carpool Karaoke”, mori një mësim të mirë prej tij: ‘Asnjëherë mos ja jep telefonin James Corden’.

Teksa komediani ia mori telefonin e këngëtares pa lejen e saj dhe i dërgoi Leonardo Di Caprios një SMS erotike.

“Hej zemër, sot kam dëshirë të argëtohem. Ndonjë sugjerim? Më lajmëro. J.Lo”, shkroi James në adresë të Di Caprios.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani do të më duhet ta shpjegoj këtë”, tha 46-vjeçarja Jennifer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe për pak minuta, mbërriti edhe përgjigjia e fituesit të “Oscar”, Leos: “E ke fjalën për sonte, bu bu? Si thua për në pub?”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?