Jennifer Lopez surprizohet nga fëmijët e saj, këngëtarja përlotet në mes të skenës

Jennifer Lopez mori çmimin “Ikona e vitit 2020” në eventin “People’s Choice Awards”, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme. Artistja u emocionua shumë nga ky vlerësim tepër i rëndësishëm dhe mbajti një fjalim të gjatë pas marrjes së kupës.

Ajo u surprizua edhe nga fëmijët e saj, Max dhe Emme, të cilët i nisën një mesazh urimi për çmimin. Jennifer nuk mundi t’i mbante lotët nga videoja e dy vogëlushëve të saj.

Oh Zot, 2020 nuk ishte një shaka, apo jo? Para 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, të nominoheshim për këtë çmim, ishim të fiksuar kush kishte shitur më shumë ose kush kishte fitimet më të mëdha… ky vit i niveloi të gjitha. Na tregoi çfarë ka realisht rëndësi dhe përforcoi atë që ka më shumë rëndësi, njerëzit”, u shpreh Jennifer.

Ndër të tjera ajo shprehu mirënjohjen për të gjithë fansat e saj, duke thënë se kanë qenë ata që i kanë dhënë forcë edhe në ditë të vështira.

Besimi juaj tek unë më ka motivuar për të vazhduar përpara dhe ndonjëherë kur jam e lodhur siç kanë qenë shumica jonë këtë vit, është familja ime, miqtë e mi, fëmijët e mi dhe fansat e mi, ju njerëz, që më keni ngritur kur unë nuk mund të ngrija veten time”, tha Lopez gjatë fjalimit të saj.

Në fund ajo u shpreh se tashmë e ka kuptuar se matësi i suksesit të saj nuk janë më paratë e fituara apo këngët e shitura, por dashuria që ndjen nga njerëzit. Për të dhënë prova se e meriton statusin e ikonës, ajo njoftoi edhe datën e hedhjes në treg të linjës së saj të bukurisë., që të gjithë e kanë pritur me padurim.

JLo Surprised By Twins Max & Emme At PCAs

SHKARKO APP