Jessica Alba në pritje të fëmijës së tretë, tregon gjininë e bebes

Ajo i lajmëroi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram disa muaj më parë, se do të bëhej nënë për herë të tretë. Aktorja e njohur Jessica Alba, sërish me një video me dy vajzat e saj, na ka treguar gjininë e fëmijës së tretë. Jessica do të behët nënë e një djali. Me tullumbacat ngjyrë blu dhe dy vajzat që festojnë, aktorja ka gjetur mënyrën më të bukur për të treguar gjininë e fëmijës. Burime pranë aktores kanë treguar se djali do të jetë fëmija i fundit për të, pasi 3 fëmijë për çiftin janë një numër ideal. Më herët 36-vjeçarja ka postuar një foto ku na tregon shumë e lumtur se sa i është rritur barku. “Barku sa vjen dhe po bëhet edhe më i madh”, shkruan Jessica Alba. Alba dhe burri i saj Cash Warren janë tashmë prindër të dy vajzave: Honor Marie, nëntë vjeç dhe Haven Garner, pesë vjeç e ndërsa pjesëtari i ri i familjes pritet të vijë në fillim të Vitit të Ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?