Jessica Alba për herë të parë forografi me barkun e rrumbullakosur
Aktorja e konsideruar si vajza më e bukur në botë është shtatzënë për herë të tretë. Ishte vetë Jessica Alba që bëri të ditur gjithçka nëpërmjet një postimi surprizues në Instagram ditën e hënë. Dhe vetëm dy ditë më vonë ajo u pikas gjatë pushimeve të saj tropikale, në Hawaii me barkun e fryrë. Bukuroshja 36 vjeçare shijoi një banjo dielli në bikini dhe mund të themi që nuk ishte e vetmja që po shijonte plazhin. Jessica nuk është më e vetme, pasi jo vetëm ushqimin, por tani edhe rrezet e diellit duhet t’i marrë për dy persona.