Jessie J do t’i befasojë shqiptarët

Por jo vetëm ata do të festojnë me shqiptarët këto ditë. Edhe këngëtarja me famë botërore Jeesie J do t’i bashkohet kësaj liste. Në një postim të bërë në rrjetin social ‘Twitter’, Jessie ka thënë se është shumë e lumtur që po merr pjesë në Shqipëri dhe ka premtuar që do të ketë shumë befasi për fansat e saj. “Shumë jam e lumtur për udhëtimin tim që do ta kem për Shqipëri. Përveç këngëve që do t’i këndoj, unë kam dhe shumë surpriza tjera për fansat e mi atje”, ka theksuar ajo. Jessie njihet si një ndër këngëtaret e cila është e pranishme në shumë vende të botës për t’i performuar hitet e saj. E ardhja e saj në Shqipëri ka lënë pa fjalë me mijëra simpatizues të saj e ndër ta edhe këngëtaren Vesa Luma e cila mezi po pret që ta takojë nga afër kolegen e saj.

SHKARKO APP