Jeta e yllit të futbollit që vrau kunatin dhe veten, pesë pika kyç

Kanë kaluar dy vjet që nga dita që Aaron Hernandez vrau veten në një nga burgjet e Massachusetts dhe publiku amerikan nuk ka reshtur s’u mahnituri pas jetës së tij. Një pjesë të mirë të këtij fiksimi duhet t’ia atribuojmë pyetjeve që mbetën pa përgjigje pasi vdiq: A vrau veten? Ç’seksualitet kishte? A duhet fajësuar encefalopatia kroniko-traumatike për sjelljen e tij paranojake dhe si rrjedhim vrasjet?

Këto mistere mund të mos zbardhen kurrë, por dokumentari i ri nga Netflix, “Killer Inside: The Mind of Aaron Hernandez” hedh dritë mbi faktorët që çuan në rënien e yllit të futbollit amerikan në 2017-n. Në serialin me tre pjesë me regji të Geno McDermott, ekspertë, miq dhe familjarë, eksplorojnë fëmijërinë e tij të trazuar, jetën në fushë dhe jashtë saj, krimet dhe diagnoza që shkaktoi kaq shumë spekulime.

Dokumentari nis me krimet që e çuan në burg Hernandez. Ai u akuzua për vrasje të gradës së parë dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht për vrasjen e kunatit të ardhshëm, Odin Lloyd. Sapo u mbyll çështja në gjykatë, Hernandez u akuzua dhe për vasjen e dy burrave të tjerë në një shkëmbim zjarri në makinë. Ai u shfajësua, por kjo s’pati asnjë vlerë. Aaron u vetëvra pesë ditë më vonë. Për të kuptuar rrjedhën e ngjarjeve, dokumentari fokusohet në pesë pika kyçe.

Luhatjet e tij të humorit: Plot njerëz raportojnë se Hernandez ishte në qejf dhe i qetë një moment dhe ekstremisht i nevrikosur një sekondë më vonë. Këto luhatje humori i shkaktoheshin nga encefalopatia kroniko-traumatike, një sëmundje neurodegjenerative me të cilën u diagnostikua pas vdekjes.

Ylli i futbollit kishte encefalopati të avancuar: Neuropatologët nuk mund të thonë me siguri se për vrasjen e kishte fajin sëmundja që shkakton humbje të kujtesës, depresion dhe demencë, por dinë që i sundonte jetën.

Dyshimet e Hernandez mbi seksualitetin e tij: Para se të vdiste, u përfol se Hernandez ishte gay dhe një shok fëmijërie e tij konfirmoi këtë version. Ngaqë nuk pranonte dot veten, Hernandez tregonte mospëlqim ndaj burrave gay.

Aaron i dukej burgu një vend i rehatshëm: Në dokumentar thuhet se Aaron u mësua aq shpejt me jetën pas hekurave sa habiti edhe oficerët më të vjetër.

Fëmijëria e Hernandez ishte edhe më e trazuar nga ç’mendohej: Ylli i NFL ishte abuzuar nga një dado mashkull kur ishte i vogël. Për më tepër, babai i Aaron ishte i dhunshëm me të dhe vëllain e tij. /Anabel.

SHKARKO APP