Jetoja në shpi me shpirtra…Ja ngjarja që kishte ndodhur në banesën e këngëtarës shqiptare
Ajo është një këngëtare mjaft e njohur për ju.
Ndonëse është rikthyer në Shqipëri për të vazhduar karrierën muzikore, prej kohësh po jetonte në Greqi. T
Teksa ka qenë e ftuar në “Thumb” Anxhela Peristeri nuk ka folur vetëm për profesionin, muzikën apo koncertet. Ndër të tjera, ajo edhe ka rrëfyer një histori të frikshme meqë jemi në atmosferën e festës së Halloween.
Gjatë kohës që ka qenë në Greqi, Anxhela ka jetuar në një shtëpi bashkë me disa këngëtare të tjera. Aty ajo ka vërtetuar se shpirtrat ekzistojnë.
“Në atë shtëpi dritaret kërcisnin, televizori ndizej dhe fikej vetë dhe njerëzit largoheshin prej aty pasi e kishin marrë me qera dhe kishin përjetuar këto eksperinca të frikshme”, është shprehur këngëtarja.
Vetëm më vonë, Anxhela kishte mësuar se në atë shtëpi ishte ekzekutuar gruaja e pronarit të pallatit dhe kjo shpjegonte praninë e shpirtrave aty.