Jim Carrey mbyll Facebook, arsyeja do t’ju habisë
Aktori i famshëm i Hollywood, Jim Carrey ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook dhe ka nxjerrë në shitje aksionet e tij që ka në këtë rrjet social. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter. Aktori u shpreh se ky vendim ka ardhur për shkak të ndërhyjes ruse në zgjedhjet presidenciale. “Unë jam duke nxjerrë në shitje aksionet e mia në Facebook dhe do mbyll llogarinë time. Sepse Facebook ka përfituar nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet tona dhe ende nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndalur atë”. Carrey i ka bërë thirrje të gjithë fansave të tij që të bëjnë të njëjtin veprim si ai. “I inkurajoj të gjithë investitorët e tjerë që kujdesen për të ardhmen tonë të bëjnë të njëjtën gjë. Unfriend Facebook”. Ai ka shoqëruar postimin me një foto të Mark Zuckenberg me buton “Unlike” me logon e Facebook.