JLo: Ben Affleck dhe unë vuajmë, kjo për shkak të medias

Jennifer Lopez thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck po vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që përjetuan kur u takuan për herë të parë.

Këngëtarja zbuloi në një intervistë me Variety, se filmi i ri i lidhur me albumin do të dokumentojë historinë e saj të dashurisë me Ben Affleck. Lopez thotë se vendosja e jetës së tyre private në qendër të vëmendjes e bën atë nervoze.

“Si artistë, ne duhet të ndjekim zemrat tona. Me punën timen ndjek zemrën time dhe bëj diçka që ndoshta të gjithë nuk e kanë menduar se ishte ideja më e mirë, por unë duhet ta bëja”, shpjegoi aktorja.

SHKARKO APP