JLo, show në Miami për Hillary Clinton
SHBA-Me një mega show në Bayfront Park të Miami, Jennifer Lopez ka vendosur të mbështesë kandidaten Hilary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ylli i pop-it ka performuar duke ofruar live sukseset e saj më të famshme.
Në fund të koncertit ish zonja e parë është prezantuar në skenë për të ftuar të pranishmit të votojnë për të. Në skenë është shfaqur edhe Marc Antony, ish bashkëshorti i JLo, me të cilin thuhet se këngëtarja ka nisur sërish një marrëdhënie.
Jennifer Lopez është shfaqur seksi në skenë duke i dhuruar fansave një performancë të nxehtë, me një foto gjigande të Clinton dhe të Barack Obamës në skenë.
Në javët e kaluara shumë yje kanë mbështetur kandidaten demokrate. Deri në ditën e zgjedhjeve, më 8 nëntor, për Clinton do të performojnë edhe Katy Perry, Bon Jovi dhe Jay Z./BW