Jo në Pallatin e Kongreseve, zbulohet ku do të zhvillohet Festivali i Këngës

Festivali i Këngës në Radio Televizionit Shqiptar, do të mbahet në ambiente të hapura mes datave 17-26 dhjetor. Regjisori i këtij festivali, Pali Kuke u shpreh se kjo është një kohë e vështirë dhe se është e rëndësishme mënyra se si do t’i qasen Festivalit.

“Është kohë e vështirë që na ra për hise. Është e rëndësishme se si do i qasemi festivalit. Po e bëjmë se është dëshira për të mbrojtur artin e këngën. Është unikal krahasohet me festivalin e 11. U mbajt dhe në 97 dhe nuk u ndërpre”,- është shprehur ai për Balkan Web.

Për shkak të situatës nga Covid-19, festivali do të mbahet mes zonës së Rektoratit të Tiranës dhe Stadiumit ‘Air Albania’, ndërsa juria do të jetë e përbërë nga shqiptarë. Burime pranë “TVSH-së” kanë pohuar për revistën “Who”, se emrat që përfliten për të drejtuar festivalin e fundvitit do të jenë Jonida Vokshi, Gresa Pallaska, Blendi Salaj dhe Klea Huta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?