Jo një, por dy dasma. Xhensila Myrtezaj zbulon detajet e ceremonisë

7 vite të bekuara për mua” i quan këngëtarja Xhensila Myrtezaj vitet me partnerin e saj, Besin, me të cilin këtë vit do të kurorëzojë në martesë dashurinë disavjeҫare.

Përgatitjet kanë filluar, fustani është zgjedhur dhe gjithҫka është vendosur. Por data… ende jo. E kanë vendosur edhe atë, por duan ta mbajnë për vete.

Megjithatë, Xhesi, e ftuar këtë pasdite në studion e Tv Klan, “Rudina”, ka zbuluar detaje të tjera për dasmën që pritet të jetë këtë verë. E pyetur si e ndien veten para kësaj ngjarjeje të rëndësishme të jetës, Xhesi tregon se ndihet shumë e emocionuar: “Është shumë emocionuese, është një emocion i bukur, ndihem shumë e lumtur.

E pyetur për datën, Xhesi tha se edhe atë e kanë vendosur, por duan ta mbajnë për vete, por ka zbuluar se nuk do të ketë një, por dy ceremoni dasme: “Janë dy ceremoni. Dasma e parë është me shoqërinë dhe miqtë tanë që kanë qenë gjatë gjithë kohës me ne dhe na kanë mbështetur në çdo hap, dhe dasma tjetër pastaj me familjet tona respektive…” – rrëfen Xhensila.

Pjesa më e bukur, ajo që po i shijon më shumë është fustani, për të cilin po bashkëpunon me stilistin e njohur Valdrin Sahiti. Po Besi? Si po e përjeton ai këtë periudhë?

Xhesi thotë se ata të dy po bëjnë bashkë çdo lloj përgatitjeje: “Unë dhe Besi jemi një, i kemi idetë e qarta dhe të përbashkëta, e kemi ndarë dhe projektuar se si do të jetë e gjitha, kështu që besojmë se do të jetë diҫka e bukur.” Pa dyshim që do të jetë, por atë datën nuk e morëm.

SHKARKO APP