“JO VETEM MODE”/ Nevina Shtylla tregon marrëdhënien me Floriana Garon: ‘S’më uroi për sezonin e ri’

Nevina Shtylla është prezantuesja e re e “Jo vetëm modë”, programit që në mendjen e shikuesit është ngulitur me imazhin e Floriana Garos. Edhe pse, siç thotë Nevina në një intervistë për Paloma, emri është i njëjtë, por programi do të ketë natyrë të re, prezantues të rinj, studio të re dhe shumë ndryshime, sërish krahasimi mes dy moderatoreve është i pashmangshëm.

Image

Por sa e ka ndier ajo këtë? “E kam ndier dhe s’e kam ndier. ‘Jo vetëm modë’ vjen edhe me një format ndryshe, përveçse me një prezantuese të re, ndaj krahasimi nuk është aq i lehtë për t’u bërë. Unë jam prezantuese në formatin tim televiziv, sikurse Floriana ishte në të sajin, pavarësisht se emri i përbashkët është JVM”, ka thënë moderatorja e re për gazetën Paloma, përcjell “Class”. Ajo ka zbuluar gjithashtu që, edhe pse sjellja formale mund ta parashikonte, një urim nga Floriana Garo, pas programit të parë të ri të Jo vetëm modë, ka munguar. “Nuk di të them nëse Floriana e ka parë. Me të njihesha që më parë, por ja sa për të pasur komunikime të vazhdueshme me njëra-tjetrën”, ka thënë Nevina.

Image

Ndërkaq, ajo është pyetur në Paloma edhe për marrëdhëniet me vajzat e tjera të bukura të ekranit, duke nisur me Klea Hutën, prezantuesen tjetër të Maratonës së këngës, gjatë kësaj vere. “Besoj se ishin marrëdhënie shumë të mira, kjo është reflektuar edhe në skenë”, është përgjigjur Nevina, e cila më parë ka qenë pjesë e televizionit Mad dhe më pas Vizion Plus.

Image

Tashmë në të njëjtin televizion me të, ka mbërritur edhe Arjola Shehu, kolegia e dikurshme në Mad Tv. Vajzat e bukura i kanë zyrat ngjitur, por janë takuar? “Po, zyrat i kemi ngjitur dhe e kemi ruajtur marrëdhënien pas largimit tim nga Mad Tv për në Vizion Plus”, ka thënë Nevina, duke treguar që konkurrenca në televizionin e ri nuk e shqetëson, sa kohë bazohet në merita dhe aftësi, edhe pse vajzat e bukura në korridor dhe ekran mund të jenë disa. Ndërkaq ajo është e sigurt te vetja dhe i ka të qarta synimet. Kjo vlen edhe për vajzën e zyrës ngjitur, Arjolën. “Edhe më sipër përmenda synimet. Them se unë dhe Arjola kemi pikësynime disi të ndryshme, përveç faktit që gjithnjë punët që kemi marrë pëërsipër kanë qenë të ndryshme”, tha Nevina.

SHKARKO APP