Jo vetëm në “Si ta quaj këtë dashuri”, halla dhe babai i Kushit bëhen sërish bashkë
Një nga personazhet më komikë të serialit “Si ta quaj këtë dashuri” është Madumati, halla e Kushit, e cila edhe pse në fillim luante një rol negativ, me kalimin e kohës ka fituar zemrat e publikut.
Po ashtu një tjetër personazh i dashur i këtij seriali është edhe babai i Kushit të cilin Sham e ka lënë të paralizuar pas një përleshje në seritë e mëparshme. Por e dini se hallën dhe babain e Kushit nuk i bashkon vetëm seriali “Si ta quaj këtë dashuri”, por edhe një serial tjetër shkruan Revista Who.
Abha Parmar dhe Sanjay Batra po luajnë aktualisht në serialin “Yeh un dinon ki baat hai” i cili po transmetohet aktualisht në kanalet indiane dhe është shumë i ndjekur. Në këtë serial dy aktorët e njohur janë familjarë dhe Abha Parmar e njohur si “halla e Kushit” ka një rol pak të rreptë.