Jo vetëm Weinstein, 30 femra akuzojnë regjisorin Toback: “Na ka ngacmuar seksualisht”
Pas cështjesh Weinstein, edhe një regjisor përfundon nën reflektorë për një tjetër skandal seksual.
Bëhet fjalë për James Toback, 73 vjeç, i cili akuzohet nga më shumë se 30 femra për ngacmim seksual në dekadat e fundit.
Sipas asaj që shkruan “Los Angeles Times”, Toback, i nominuar për çmimet Oscar për skenografinë e Bugsy në 1991, merrte 20-vjeçare, të cilat donin të hynin në botën e kinemasë dhe duke i premtuar një karrierë kërkonte favore seksuale prej tyre.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja amerikane, gjatë provimeve kineasti bënte pyetje poshtëruese për aspirantët aktore duke kryer edhe vepra të turpshme në sy të tyre.
Të menjëhershme kanë qenë replikat e regjisorit, që nuk i pranon akuzat duke theksuar se këto femra nuk i ka takuar asnjëherë dhe që takimet dhe testimet zgjasnin jo më shumë se 5 minuta.
Tobask thotë se në 22 vitet e fundit ka qenë ’biologjikisht i pamundur’ pasi vuante nga diabeti dhe problemet kardiake të cilat kërkojnë një trajtim farmaceutik.