Joana e “BB”: Si e zbulova tradhtinë 5 ditë para dasmës, u bëra tapë dhe…
Jetën e saj private e përkufizon si në botën e çudirave. Lojtarja më tip dhe e hapur e “Big Brother 6”, Joana Gjuzi, ngacmoi kureshtjen e publikut pak ditë më parë me postimin në Instagram të fotos nostalgjike, ku shfaqej e përqafuar me ish-partnerin në lojë, Anaid Kalotin. Për të vërtetën që fshihet pas atij kujtimi, anulimin e dasmës në Athinë 5 ditë para ceremonisë me Janin, dhe të dashurin e ri prej tre muajsh.
Fakti që jeton në Greqi të bën të jesh larg botës së showbiz-it këtu. Si po vazhdon jeta jote në Athinë?
Po e ndjek “Big Brother 9” dhe për cilin çift ke krijuar simpati?
Këtu më kapët të papërgatitur, sepse nuk kam pasur dhe nuk kam kohë t’i ndjek… Kështu që no coment! Ju lutem më lini kohë t’i vëzhgoj si profesioniste që jam (qesh).
Cili çift të duket fals apo që të duken antipatikë? Çiftet? Po ku ka çifte?
Në asnjë edicion nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur çifte. (mendimi im gjithmonë ky).
Puthjet dhe dashuria lejohen në këtë edicion të “Big Brother”, ndërsa për seksin ka disa rregulla. A është e vështirë të shijosh lidhjen deri në fund në prani të banorëve të tjerë dhe kamerave?
Të ishte për mua, pra sikur të isha edhe një herë konkurrente në këtë “Big Brother”, do të thoja vetëm kaq: Rregullat janë bërë për t’u thyer”, dhe do të veproja si Joana.
I beson dashurisë së vërtetë dhe çfarë bën kur zhgënjehesh?
Dashuri të vërteta nuk ka, prandaj edhe nuk ia njoh vlerën zhgënjimit.
Ndërkohë dimë që ke organizuar para dy vitesh një ceremoni dasme me Janin, djali që u bë i njohur për dhuratat e tij gjatë muajve që ti ishte në shtëpinë e “Big Brother”. Vazhdon martesa juaj e ç’mund të na thuash më shumë për jetën tënde private?
Jeta ime private është si në botën e çudirave. Për sa i përket Janit, në atë kohë, duke më parë mua brenda në “Big Brother”, u ekzaltua aq shumë, saqë mendoi se jeta me mua ishte po prapë një “Big Brother”. Por harroi që unë isha partnerjalojtare më e mirë për Anaidin në “BB” dhe për Janin jashtë atij formati në jetën reale. Ah, harrova t’ju them se ceremonia e dasmës u anulua, sepse Jani e humbi lojën! (qesh)
Pse, çfarë ndodhi që anulove dasmën luksoze që kishit planifikuar?
Ndodhi që zbulova lidhjen paralele të Janit 5 “Lidhja me Anaidin mbetet një kujtim i bukur, por tani kam gjetur një të dashur që është i çmuar si një perlë për mua” ditë para ceremonisë së dasmës, me një vajzë me origjinë mirditore, por që jeton prej vitesh në Lezhë. Anulova dasmën, e lashë, por ai vazhdoi të më kërkonte. Kështu, pas dy muajsh, u ktheva sërish me të, mendova se e fala, por kuptova që s’e kisha falur dhe nuk besoj se do ta fal ndonjëherë.
Si ndodhi që e zbulove që ai kishte lidhje paralele?
Po i binte telefoni nga një numër, që e kishte regjistruar Mami 2. Ç’ne mami 2, thashë. Ta ngre mos ta ngre, thosha me vete. Intuita më tha po, ndërkohë që unë kurrë s’ia prekja telefonin. Iu përgjigja telefonatës dhe aty doli e vërteta…Mora fustanin e bardhë, e vesha, hapa një verë, u bëra tapë, theva gjithë shtëpinë dhe në fund i thashë: “Përjashta!” Por pastaj u kujtova që isha te shtëpia e tij dhe dola unë përjashta. Fustani 11 mijë euro i markës “Eli Saab” që e kishte blerë ai, u njollos nga vera e kuqe dhe ai u gris. Kjo është e vërteta e shpifur e Janit pas 10 vitesh lidhje.
Pas anulimit të dasmës e ke gjetur qetësinë në ndonjë histori të re dashurie?
Është një shprehje që thotë shpirti është si deti, asnjëherë nuk gjen paqe. Prandaj zgjodha disa kilometra larg Tiranës, Durrësin. Atje ku tingujt e valëve të detit më luanin një melodi që quhet pastërtia e shpirtit. Thonë shpeshherë që pasuria e vërtetë ndodhet në thellësi të detit, që janë perlat. Edhe unë mendoj që gjeta një perlë, ku herë-herë hap guaskën dhe qëndroj me perlën brenda dhe gjej një oaz qetësie dhe ndihem e mbrojtur brenda guaskës, në fund të detit. Fola në mënyrë figurative deri tani për të thënë se kam njohur një person, i cili më bëri të shikoj sërish me sytë e shpirtit duke më frenuar larg snobizmit, luksit, dhe jetës së shfrenuar të Tiranës. Një sugjerim nga unë me këtë rast: Disa mendojnë që “njerëzit perla” janë përralla, por gabohen, sepse ata ekzistojnë në fund të detit, edhe janë shumë të rrallë e të veçantë. Por mos harroni, duhen sytë e shpirtit për t’i parë. /Panorama/