Johhny Depp dhuron shumën marramendëse për bamirësi

Rreth një muaj pasi fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes, Johnny së fundmi bëri një donacion për ‘Spitalin e Fëmijëve të Los Anxhelosit’. Më parë, Amber premtoi se do të dhuronte pagesën e saj të divorcit për të njëjtën bamirësi por nuk ndodhi kështu.

 

Aktori Johnny Deep së fundmi shiti NFT-të e tij nga komuniteti i tij i artit, ‘Never Fear Truth’, dhe i dhuroi të gjitha të ardhurat për të ndihmuar organizatat bamirëse në nevojë. Është interesante se lista e organizatave që kanë marrë donacionin përfshin edhe Spitalin e Fëmijëve të Los Anxhelosit, i lidhur me Amberin. Shitja e ‘NFT’-ve të Depp mblodhën gjithsej 8,00,000 dollarë.

Johnny dhe Amber Heard u ndanë pas kërkesës për divorc në vitin 2016. Pas divorcit të tyre, Amber ishte zotuar të dhuronte paratë e fituara nga divorci në Spitalin e Fëmijëve. Megjithatë, në gjyqin e fundit të Johnny dhe Amber për shpifje, u zbulua se Amber nuk e kishte bërë këtë.

Duke reaguar ndaj donacionit të aktorit, një fans shkroi në Twitter: “Dhe kjo, zonja dhe zotërinj, është ‘filantropi’. Dhe ndryshimi midis një zotimi të paplotësuar dhe një dhurimi të drejtpërdrejtë.”

 

SHKARKO APP