John Newman diagnostikohet me tumor në tru

John Newman është diagnostifikuar sërish me tumor në tru. John u diagnostikua në vitin 2012 me tumor beninj, por pas kurimit mendohej që cdo gjë kishte mbaruar. Por sipas The Sun muzikanti 26 vjeçar, akoma ka qeliza kancerogjene dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni vitin që vjen. Një burim i afërt i John ka thënë për The Sun se “tumori në tru i është rikthyer John-it. “Ai ishte në dijeni për këtë që herët por e ka mbajtur sekret duke e ndarë lajmin vetëm me familjarët e tij të afërt. Edhe pse tumor beninj, mjekët kanë gjetur disa qeliza kancerogjene në të”, ka thënë burimi.

SHKARKO APP