Johnny Depp me borxhe “deri në fyt”

Ka disa vite që lundron në borxhe të mëdha dhe filmi i fundit i sagës së “Piratëve të Karaibeve” nuk e ka ndihmuar që të dalë nga situata. Revista “People” raporton se Johnny Depp ka një mal me borxhe; plot 40 milionë dollarë dhe po bën gjithçka për t’i shlyer. Së fundmi, gjithnjë sipas revistës, aktori ka nxjerrë në shitje vilën në Kentucky, vendlindjen e tij. Bëhet fjalë për një pronë prej 1800 metrash/katrorë, që aktori e ka blerë fillimisht në 1995 për 1 milionë dollarë, më pas e ka shitur për ta riblerë për 2 milionë dollarë në vitin 2005. Vlera aktuale e pronës përllogaritet në 2.3 milionë dollarë, një shumë që sipas “People” do t’i jepte kohë kapitetin Jack Sparrow për shlyerjene e detyrimeve. Personi i fundit që ka banuar në këtë vilë ka qenë e ëma e aktorit, Betty Sue Palmer, e cila vdiq vitin e kaluar.

 

SHKARKO APP