Johnny Depp në gjyq për 25 mln dollarë, menaxherët e mashtruan

Aktori i njohur, Johnny Depp ka pushuar nga puna grupin e menaxherëve dhe i paditi në gjykatë duke i kërkuar 25 milionë dollarë për mashtrim dhe keqmenaxhim.

Ai zbuloi se vitin e kaluar ishte marrë një kredi prej 40 milionë dollarësh në emër të tij për të shlyer borxhet.

Kështu, 53-vjeçari i akuzoi se kanë keqpërdorur paratë e tij për të marrë kredi me interesa të larta dhe kanë dështuar në menanxhimin e të dhënave të tij financiare.

Ish-menaxherët kanë reaguar për këtë rast duke thënë se akuzat janë të rreme dhe jetesa e tij luksoze ka bërë që të ketë rënie financiare.

Ndërkohë, seancat gjyqësore vazhdojnë derisa të zbulohet e vërteta.

SHKARKO APP