Johnny Depp nuk do luajë më në “Pirates Of The Caribbean”
Skenaristi i “Pirates Of The Caribbean”, Stuart Beattie ka sugjeruar që Johnny Depp të mos e marrë më rolin kryesor në film.
“Jack Sparrow” ishte personazhi kryesor në pesë filma të ‘Pirates’ për 15 vite, rol të cilin e ka luajtur vetëm Depp. Por duket se kapiten Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit në Pearl Black. Beattie është i pari që ka konfirmuar se Disney Studios po heq dorë nga ylli i Hollywood për të bërë ndryshime në film.
55-vjeçari, i cili është ndjekur nga dramat personale gjatë katër viteve të fundit, bëri “shëtitjen e tij të fundit” si Sparrow në Dead Men Tell No Tales, i cili kishte performancën më të ulët të filmave. Skenaristi konfirmoi largimin e Depp gjatë një interviste në tapetin e kuq të Hollywood për DailyMailTV .
KOHA JONË SONDAZH

