Johnny Depp thyen rregullat e distancimit social për një foto me fansen

Johnny Deep ka thyer rregullat e distancimit social, pasi u fotografua duke përqafuar një fanse ndërsa largohej nga një aeroport i Zvicrës, të enjten më mbrëmje. Aktori 57-vjeçar shihej i lumtur teksa bisedonte dhe pozonte me fansat e tij jashtë aeroportit. Sidoqoftë, ylli i filmit duket se harroi rregulloret në vend, pasi qëndroi afër fanses së tij ndërsa ata pozuan për një fotografi së bashku.

Sipas rregullores, nëse nuk është e mundur mbajtja e distancës sociale, është e detyrueshme mbajtja e maskës, megjithatë nuk e kishte një të tillë.  Mediat e huaja raportojnë se aktori ndodhet në Zvicër për festivalin e tij të filmit, i cili aktualisht po zhvillohet nga 24 shtator deri më 4 tetor.

Është raportuar muajin e kaluar se ai do të prezantojë filmin e tij Crock of Gold: A Few Rounds me Shane McGowan në një event special. Pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshortja Amber Heard, Depp po shoqërohet me 33-vjeçaren Sophie Hermann, pasi u takuan në një event të përbashkët këtë verë në Londër. /abcnews.al

SHKARKO APP