Joleza Koka kundër burrave të Klanit: Vajzat nuk janë objekt seksual

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka përmes një stausi në facebook, akuzon Ermal Mamaqin dhe Ardit Gjebrean për shfaqjen e vajzave shumë të zhveshura në programet e tyre dhe gjithashtu Saimir Kodrën për sjelljen ndaj velinave. Theksi i saj ka qenë në idenë se vajzat nuk janë objekt seksual.

”Vajzat nuk trajtohen as si kafshë, se për të drejtat e kafshëve është çuar e ka protestuar i madh e i vogël. Në këtë video janë kthyen në mbulesë tavoline, ka ngelur vetëm të fshijnë këpucët me to. Nuk është skandal seksual, është objektifikim i grave dhe vajzave në vendin e punës/media”,-shkruan Koka.

Statusi i plotë

Heshtet sepse TvKlan është një televizion shantazhues që asnjë njeri i vetëm nuk i konkuron dot në rrugë ligjore as nga burimet njerëzore, as nga paratë e as nga koha që harxhojnë për të ngritur kurthe.

Vetëm pak javë më parë i dërgova AMA-s një peticion për emisionin Stop ku Saimir Kodra i thërret vajzat ‘Kafshë, ju jeni kafshë dhe kafshët nuk flasin’. AMA u tregua shumë profesionale dhe emisioni u fshi nga YouTube, por brenda 24 orëve emisioni Stop prodhoi një kronikë, që e panë mijëra njerëz dhe më akuzuan drejtpërsëdrejti si njeri, që ka marrë rrogën në Mmsr dhe ska vajtur në punë.

Unë mund të isha ankuar dhe të thoja: ky është një lajm i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, mjafton që të pyesni gruan e Saimir Kodrës që punon tek burimet njerëzore në Mmsr ku rrogat shpërndahen me firmën e saj. Po ca vlerë ka kur të gjithë e dinë që këta kërcënojnë gjithë dynjanë. Këtej e shajnë shtetin nga mëngjesi në darkë e këtej e kanë siguruar nga një vend pune për gratë e tyre.

E madje vajzat nuk trajtohen as si kafshë, se për të drejtat e kafshëve është çuar e ka protestuar i madh e i vogël. Në këtë video janë kthyen në mbulesë tavoline, ka ngelur vetëm të fshijnë këpucët me to. Nuk është skandal seksual, është objektifikim i grave dhe vajzave në vendin e punës/media.

SHKARKO APP