Jolie dhe Paltrow në listën e të ngacmuarave seksualisht nga Weinstein

Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie janë yjet e fundit të Hollywood që kanë akuzuar Harvey Weinstein për ngacmimin seksual, duke u bërë pjesë e dhjetra femrave që kanë përshkruar përvojat e tyre të tmerrshme me manjatin e filmave. Paltrow është shprehur se producenti më i madh në Hollywood e ka ngacmuar në një dhomë hoteli kur e punësoi për rolin kryesor në filmin “Emma” kur ishte 20 vjeç. Takimi kishte përfunduar me Weinstein, i cili kishte filluar ta prekte me duar dhe i kërkoi që t’i bënte masazh. “Unë isha fëmijë, u trondita”, tha aktorja për New York Times. Fituesja e Oskar i kishte treguar Brad Pitt, në atë periudhë ishte i dashuri i saj, për incidentin dhe aktori u përball me Weinstein në një premierë, duke i thënë atij që kurrë të mos e prekte më Paltrow. Producenti e kërcënoi Paltrow që të mos fliste me askënd tjetër për këtë: “Mendova se do më vriste”. Angelina Jolie gjithashtu ka deklaruar se ka pasur një përvojë të keqe me Weinstein në një dhomë hoteli, ndërsa xhironte për filmin “Playing by Heart” në fund të viteve ‘90. “Unë kam pasur një përvojë të keqe me Harvey Weinstein në rininë time, si rezultat zgjodha të mos punoj më me të dhe të paralajmëroja të tjerët që të mos e bënin këtë gjë”, tha fituesja e Oskar në një email për NYT.

SHKARKO APP