Jolie: Eshtë e vështirë të jesh vetëm, por unë jam luftarake, lumturia e fëmijëve të mi mbi gjithçka

Pas ndarjes nga Brad Pitt, në shtator të 2016, ka kaluar një vit. Tani Angelina Jolie në një intervistë ekskluzive të publikuar në të përjavshmen ‘Chi’ zbulon sesi ka arritur të kalojë vështirësitë që kishte në atë kohë: Kam kaluar një vit të vështirë dhe fëmijët e mi kishin nevojë për mua në shtëpi. Prej një viti, përveç punëve të mia humanitare, u jam dedikuar plotësisht atyre.

Nuk qahem, e adhuroj rolin e nënës. Kur ata do të duan që unë të kthehem në punë, unë do të rimarr rrugën bashkë me to. Për momentin po përpiqem të mbajë me të gjithë mënyrat ekuilibrin tim’.

Angelina Jolie e Brad Pitt kanë qenë të fejuar për 12 vjet dhe të martuar për vetëm 2 vjet. Në shtator të 2016 çifti u divorcua.
‘Gjithmonë më kanë quajtur të çmendur dhe të egër, por ishte kjo mënyra ime për të fituar kundër një bote ku unë nuk gjeja vendin tim, shpjegon Angelina Jolie, e cila sapo ka prezantuar filmin e saj të ri si regjisore, një film dedikuar gjenocidit të kamboxhianëve nga regjimi i Pol Pot.
’Përpara se të kisha fëmijët dhe të punoja për të tjerët nuk e dija çdo të thotë lumturi.
Zakonisht më thonë që jam e ftohtë dhe indiferente. Është e vërtetë, më ndodh të jem e egër, por e vërteta është që kam shumë dashuri brenda vetes për të dhuruar.
Jam një tip luftarak, mund të luftoj më shumë pasion për idetë e mia, por gjithmonë përpiqem të mos bëj keq. Dëshiroj më të mirën për të gjithë’. Më pas vazhdon:’Habitem akoma me faktin që jam gjallë! Kur isha adoleshente e mendoja shpesh vdekjen. Jam shumë me fat që mund të jetoj jetën. Më pëlqen shumë të jem e impenjuar dhe të zgjohem me fëmijët e mi dhe qentë. Për mua kaosi është vetë jeta’, mbyll rrëfimin e saj aktorja e famshme.

SHKARKO APP