Jona Spahiu zbulon për herë të parë portretin e bebushit!
Rreth 1 muaj më parë, Jona Spahiu i tregoi ndjekësve të saj vetëm një pjesë të fytyrës së bebushit, teksa flinte në krahërorin e të atit.
Ndërsa sot, moderatorja e Digitalb postoi një foto të të birit, sërish në krahët e të atit, por kësaj radhe mund t’i shohim më së miri tiparet e bebit.


“Ju shoh ju dhe jam në shtëpi.”- shkruan Jona, por e gjithë vëmendja jonë është tjetërkund.

Vogëlushi Raiden, është kopje e së ëmës dhe përveç nesh, këtë e thonë shumica e ndjekësve në komentet e tyre.

Sy të tërhequr,buzët e plota dhe hunda e bëjnë bebushin të duket identik me nënën e tij.

Epo nëse thuhet se djemtë ngjajnë nga nëna, rasti i Jonës dhe Raiden-it (ose Jona Spahiu në miniaturë) është prova e gjallë e kësaj.
Moderatorja dhe partneri i saj Frenkli Ymeri u bënë për herë të parë prindër në shtator të këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

