Jonida Maliqi, e ndarë nga bashkëshorti?!

Jonida Maliqi është ndër këngëtaret, e cila jetën e saj private e ka mbajtur gjitthmonë larg vëmendjes së publikut.

Ajo në media ka zënë vend për këngët, projektet, si dhe stilin e saj të veçantë, por asnjëherë nuk është komentuar për marrëdhënien e saj më bashkëshortin dhe me anëtarët e tjerë të famijles.

Megjithatë në këtë hapësirë të ngushtë që Jonida i ofron publikut për jetën e saj private, dje u gjet një ‘boshllëk’ në portale për spekulime.

U tha se këngtarja është ndarë nga bashkëshorti pas disa vietsh martesë.

Por e kontaktuar nga “Prive”, Jonida mohoi një trillim të tillë, duke nënvizuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që raportojnë spekulime kafenesh.

Ndërkaq, këngëtarja vazhdon jetën e saj private, pranë njerëzve të saj të shtrenjtë dhe impenjimeve të saj në karrierë.

SHKARKO APP