Jonida Maliqi rrëfehet për herë të parë për marrëdhënien me aktorin e humorit dhe flet për planet e martesës

Jonida Maliqi për herë të parë ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Romeo Veshajn.

Në një intervistë ku e quajti aktorin e humorit “shok”, këngëtarja u shpreh se ka frikë të flasë hapur për shkak se i trembet lumturisë pasi është e bukur por edhe e frikshme.

Jonida refuzoi të japë shumë detaje rreth marrëdhenies së saj me Romeon, duke folur edhe për planet e dasmës.

“Unë jam tip mëngjesi, më del gjithmonë gjumi kurdo që fle. Perëndimi më pëlqen shumë, sidomos në këtë periudhë që kam qenë në shtëpi, por edhe kur jam buzë detit. Sikurisht jam artiste dhe e romanticiteti, apo kjo pjesa ndërlidhëse me natyrën është një pikë shumë e fortë e imja, por preferoj perëndimin. Agimi është i rrallë për t’u parë, dhe unë nuk para e shoh. Por sa herë ndodh, sigurisht mrekullohem,”– tha ajo për gazetaren Klotilda Harka.

Ndërsa u pyet: Përdore një fjalë “romantike”. Romantike dhe Romeo, shkojnë bashkë duke u nisur edhe se si Shekspiri e ka projektuar atë dashurinë e famshme me këtë emër?

“R për R thua ti. Edhe unë Jonida si Julieta…“- u përgjigj Jonida.

Pjesë nga intervista:

Tani si është puna, ju luani me ne apo ne po luajmë me ju të dy?

U kënaqët ju kur luajtët me ne?! Tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne, si shokë apo si më shumë se shokë. Kjo mbetet për t’u parë!

Atëherë si ta kuptojmë ne që jeni më shumë se shokë?

Po çfarë ju duhet ju njëherë! (Qesh)Nuk hani bukë, nuk ju zë gjumi natën? Apo do ndjeheni më të lumtur. Se nëse do të ndjeheni më të lumtur unë direkt e them, por kam frikën se mos mërziteni!

Do ndjehemi të lumtur sigurisht, se do besojmë më shumë tek ekzistenca e dashurisë…

Ju mendoni se ka njerëz kaq dashamirës?! A ia vlen ndonjëherë t’i ndash gjërat që i do, me të tjerët? Sepse unë gjithmonë kam qenë shumë strikte në këtë sens. Pavarësisht faktit se unë me shpirt, ndjehem ashtu si çdo njeri që ndjehet i mbushur, e që do të donte ta ndante me gjithë botën. Por unë i tremben lumturisë, sepse ajo është aq e bukur, por edhe e frikshme. Prandaj kur u bë publike, kam qenë shumë nën tension, sepse kudo ku shkoja, qoftë edhe njerëzit e thjeshtë kënaqëshin me video apo me foto. Çfarë nxjerr në fund fare, çfarë po bëj të jashtëzakonshme? Asgjë! Po jetoj jetën time. Kështu gëzuar!

Gëzuar edhe me trashëgime!

Faleminderit! (qesh)

Po Romeo ku ndodhet tani?

Pse s’e pyet vetë, mund ta pyesësh tani. (Qesh)

Për pyetjen që po bëhet live, duam dasmë pas karantinës si mund të përgjigjesh?

E para çështja e dasmës është për t’u diskutuar. Është shumë e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen. Kam frikë, me gjithë situatën që ka ndodhur në këtë periudhë, kam shumë frikë nga planet. Vetëm asaj i trembem, dhe është e vetmja gjë që më ka bërë të reflektoj gjatë.

Beson tek dashuria e vërtetë në këtë kohë, kur çfarë nuk dëgjojmë e çfarë nuk na shohin sytë?

Gjithmonë kam besuar. Kam qenë nga ato vajzat që kam ëndërruar për fustanin e bardhë, kam ëndërruar për familjen perfekte. Jam rritur në një familje me shumë dashuri, familjarët më kanë ndihmuar për të vazhduar ëndrrën time që në fëmijëri. Për mua një qenie pa dashuri, një qenië pa lumturi, pa vetëbesim, pa ndjeshmëri, c’kuptim do të kishte? Është shumë e rëndësishme, dashuria të bën më të bukur, të bën njëri më të mirë, të bën njëri më frymëzues, më krijues, kështu që në të gjitha dimensioned e saj, mendoj që çdokush duhet të luftojë për të qenë i dashuruar dhe i realizuar. Nuk do të thotë kjo vetëm në marrëdhëniet në çift, sepse unë kam tim bir që më përmush maksimalisht, kam familjarët e mi. Por në çift është pastaj ajo që të bën të qeshësh, të ndjehesh femër, e dëshiruar nga dikush, e joshur. Dhe ne femrat vdesim për këtë!

Kur jeni bashkë e bën më shumë ti për të qeshur Romeon, apo ai ty. Dhe është me ty në këto momente?

Jo, është Dani, Dani me gotën e verës. (Qesh) Nuk të them tani më. Në bazë të profesioneve që kemi sigurisht që… Dëgjo, unë Romeon e kam shumë xhan, e kam shumë shok.

Po mos thuaj “e kam shok”…

Në të tilla raste s’ke ç’të thuash!

Vështirësa e të qenurit VIP
Jonida Maliqi ka folur hapur për vështirësitë e të qenurit i famshëm në vendin ku jeton.

Këngëtarja u shpreh se paragjykimi për të famshëmit është shumë më i madh sesa për njerëzit e thjeshtë.

Ndërsa shtoi se është gjithë kohën nën tensionin e trë qenurit perfekt, duke shtuar se edhe ajo mërzitet dhe ka emocionet e veta.

“Po, se ndonjëherë të vjen mirë të jesh VIP se ke disa përfitime në vendin që jeton, dhe gjithçka që ndodh është më e thjeshtë për një person publik, , por nga ana tjetër sigurisht që paragjykimi është shumë i madh sesa për njerëzit e thjeshtë. Ju na shikoni ashtu, por mos harroni që ne jemi njerëz mbi të gjitha, dhe kemi emocionet tona! Përveç faktit që profesioni ynë është publik, edhe ne mërzitemi, kemi një hipersensibilitet krahasuar me individët e thjeshtë, sepse skena, të qenurit gjatë gjithë kohës në tension, dhe perfekt në sy të të tjerëve, (sepse ndryshe nuk do të shkonte) të bën që ti të kornizohesh, të jesh shumë robotike. Dhe të harrosh faktin që edhe unë unë frymoj, dhe unë ndoshta do gaboj, edhe unë dua të bëj revolucionaren në një pikë të caktuar, sepse kështu e ndjej,”- u shpreh Jonida.

Ajo foli edhe për karantinën duke treguar se ka zbatuar rregullat.

“I kam ndjekur rregullat. Sigurisht që kur më është dashur të lëviz kam marrë leje. Nuk ka qenë thjesht për arsye argëtimi, pasi unë kam origjinën nga Jugu. Askush nuke di, sepse unë jo çdo gjë do e bëj publike se çfarë më lidh mua me diçka apo jo. Në Jug të Shqipërisë kam qenë brenda kushteve, limiteve, nuk kam pasur kontakte me njerëz të tjerë, kështu që mos ma kini merakun ju lutem shumë! E dua më shumë veten se ç’më doni ju!”– tha këngëtarja.

/Panoramaplus.al

SHKARKO APP