Jonida Shehu fotografohet me bashkëshortin, emër i njohur i ekranit
Jonida Shehu, nuk ka dashur të shfaqet kurrë publikisht me bashkëshortin e saj, ose e ka bërë pa u kuptuar. Megjithatë, dje, Blitz.al publikoi disa foto nga prapaskena e koncertit të përurimit të sheshit Skëndërbej, ku, sipas Jonida është në shoqërinë e partnerit të saj dhe babait të vajzës.
Albi Çifligu, emri i tij, është skenograf dhe puna më e fundit e tij, ishte skena e koncertit të mbrëmshëm, që sipas fillimisht ishte menduar ta prezantonte Jonida.
Megjithatë, televizioni ku ajo punon mesa duket nuk ia ka lejuar këtë angazhim dhe Jonida atë mbrëmje zgjodhi ta shoqëronte, si rrallë herë, në prapaskenë.
Megjithatë nuk është hera e parë që ajo shfaqet apo flet për të, por asnjëherë duke zbuluar marrëdhënien e fortë që i bashkon dhe duke shprehur drejtpërdrejt dashurinë.
Një nga skenografitë e Albit është skenografia e Festivalit të RTSH së dhjetorit dhe në ato ditë, Jonida i ka shprehur në faqet e saj urimet Albi Çifligut, i cili ka realizuar edhe skenografinë e koncertit të Olen Cezarit në Tiranë.