Jonida Shehu: “Ja çfarë nuk do të prezantoja kurrë”

E ftuar në “Pop Culture”, Jonida Shehu tregoi shumëçka mbi partnerin, sakrificat e bëra për dashurinë, fillimet në “Fiks Fare”, ardhjen e saj në moshën 18 vjeçare në Tiranë, pasiguritë dhe sigurisht eksperienca e re në “Soirée” në Top Channel.

E pyetur nga Dojna Mema nëse ka një program që s’do e prezantonte kurrë, Jonida hezitoi pak përpara se të thoshte sportin.

“Kujdes nga çfarë thua sepse edhe Nevina Shtylla më tha sportin, por atë po prezanton”, u ngacmua nga Dojna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jonida u përgjigj: “As në mendje nuk më shkon sporti sepse në trurin tim nuk ka asnjë hapësirë që i kushtohet atij. Uroj mos të kem fatin e Nevinës dhe ta prezantoj edhe unë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me planifikimin e një fëmije të dytë, Jonida Shehu tregoi se është ende herët duke shtuar me shaka se është egoiste dhe nuk do të shkëputet nga ekrani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?