Jonida Vokshi në pritje të bebit të parë
Në muajin shtator, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me regjisorin dhe aktorin kosovar, Besnik Krapi.
Burime për revista “Who” bëjnë të ditur se pak muaj pas dasmës, Jonida është në pritje të ëmbël.
Duket se dyshja po jeton ditët më të bukura dhe shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Kujtojmë se Jonidën do e shohim shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”, si pjesë e jurisë së shoë-t me talente të reja “Top Talent”.