Jonida Vokshi zbulon talentin “sekret” të Elvana Gjatës

Jonida Vokshi ka treguar në “Pasdite në Top Channel” listën e ngushtë të mikeshave ku më e afërta është Elvana Gjata.

“Me Elvanën jam shumë shoqe. Kemi studiuar bashkë në Akademinë e Arteve. Elvana është një aktore e jashtëzakonshme dhe është gjynah që publikut shqiptar nuk i është dhënë mundësia ta shikojë edhe në këtë profil”, tha Vokshi, duke rrëfyer se nuk i pëlqen të ekspozohet shumë në vendet publike.

Gjatë bisedës në studion e “Pasdite në Top Channel”, bukuroshja e Digitalb ka treguar të gjitha dimensionet e jetës së saj nga aktore, regjisore, prezantuese e pedagoge. “Unë nuk pëlqej të bëj shumë gjëra njëkohësisht, sepse jam e mendimit që askush nuk mund të bëjë në perfeksion gjithçka. Kur angazhohem në një punë jap maksimumin tim dhe gjithçka e bëj me shumë dashuri “, tha ajo në intervistë me Jonida Shehun.

Vokshi është në kulimin e karrierës së saj si aktore dhe në mënyrë ekslusive tregoi në “Pasdite në Top Channel” se këtë muaj do të nënshkruajë një kontratë shumë të rëndësishme me një regjisor italian, çka do të mundësojë një ekperiencë të re për bukuroshen shqiptare jashtë vendit.

Ndërkohë, të premten, Jonida ka premierën e filimit “Shtatë ditë”, me regji të Erion Bubullimës. Aty interpreton rolin e Lanës, një vajzë e arrirë si në shkollim edhe në punë, braktiset nga i dashuri 7 ditë përpara se ajo ta prezantojë me familjen. Gjatë një jave ajo duhet të gjejë një të dashur tjetër.

“Është një sakrificë që Lana duhet ta bëjë për familjen pasi babai i saj është i sëmurë”, tregoi Jonida. E fokusuar tërësisht te karriera, Jonida Vokshi thotë se ky është prioriteti i saj më i madh duke shtuar se jetën personale ka dashur ta mbajë gjithmonë larg medias. Ajo la të kuptohet se për momentin dashuria e saj është puna që bën dhe se nuk ka ndonjë lidhje tjetër.

/ TCh

SHKARKO APP