Jordyn Woods rihap historinë e skandalit të tradhtisë

Kanë kaluar shumë muaj që prej skandalit të Jordyn Woods dhe Tristan Thompson të cilët u fotografuan në një festë duke u puthur.

Ky skandal, i cili preku familjen Kardashian pasi Tristan ishte partneri i Khloe Kardashian dhe Jordyn mikesha e ngushtë e Kylie Jenner ishte ndër të më përfolurit për muaj të tërë.

Duket se ajo e ka risjellë këtë histori në një intervistë për Cosmopolitan ku është shprehur:

“Nuk dija si të ndihesha. Thosha: Kjo nuk ndodhi vërtet. Unë i thashë atij ‘Duhet të shkoj’. Unë isha duke ikur, kështu që dola menjëherë. U futa në makinë. Isha e shokuar. Kalova një fazë kur mendoja të izolohem nga njerëzit, sepse nuk e dija se si ndihesha. Nuk e di se cila ishte gjëja e duhur për të bërë. Më duhej pak kohë që të përpiqesha të kuptoja se çfarë po ndodhte, pse po ndodhte dhe si do të reagoj ndaj kësaj. Si mund t’i bëj gjërat drejt me veten time, me Zotin dhe me marrëdhëniet e mia? U desh pak kohë në mënyrë që unë të kisha një mendim sesi duhet të reagoja. A do të kisha dashur ndonjëherë që kjo të ndodhte? Kurrë. Por ndodhi. Dhe në fund të fundit, kurrë nuk dua ta shoh dikë të lënduar. E urrej të jem arsyeja për dhimbjen e ndokujt”.

Gjithashtu ajo është shprehur për marrëdhënien me Kylie Jenner pas skandalit duke theksuar se ende shpreson që miqësia e tyre të kthehet si dikur dhe të jenë sërish të lumtura!

“Unë e dua atë. Ajo është shoqja ime. Shpresoj që gjithçka të rregullohet dhe që të gjithë mund të rritemi dhe të ndërtojmë marrëdhëniet tona me familjen dhe Zotin dhe të jemi më të fortë dhe më të lumtur”,-ka thënë Jordyn.

SHKARKO APP