Joshëse dhe si Helena e Trojës, moderatorja e “Gladiatorit” tërheq vëmendjen e rrjetit me ‘look-un’

Anna Lika është një nga vajzat më joshëse të ekranit shqiptar. Duket se pas një pauze nga jeta artistike, ajo ka mbledhur gjithë energjitë dhe është kthyer fuqishëm në ekranin e ABC.

Mbrëmjen e sotme Anna ka startuar puntatën e parë të emisionit ‘Gladiatori’, ku në krahët moderatorit Enis Ujkani ka premtuar shumë surpriza.

Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është veshja e moderatores, e cila përshtatur edhe formatit është dukur si pjesë e historisë. Madje ka pasur edhe komentues në rrjetet sociale, që kanë cilësuar sa seksi, aq edhe si Helena e Trojës.

Mesa duket, bukuria e moderatores nuk ka mbetur pa u komentuar edhe këtë herë.

Sapo ka nisur në ABC spektakli më i ri, ‘Gladiator’, i cili premton shumë sfida dhe emocione që do të trasmetohen në çdo ekran shqiptar.

Dy moderatorët e njohur, Enis Ujkani dhe Anna Lika kanë prezantuar edhe të ftuarit e mbrëmjes së sotme. Bëhet fjalë për katër aktorë të shkëlqyer të emisionit të humorit ‘Al Pazar’: Genc Lleshi, Klejdi Gishto, Alex Prodani dhe Ersiljano Xhelollari.

Gjatë prezatimit të këtij të fundit, Anna ka treguar edhe një sekret nga koha kur studionte në Universitetin e Arteve. Ajo është shprehur se nuk do të bëjnë lëshime me pikët pavarësisht se Ersiljanos i ka disa para borxh.

Madje me plot humor, bukuroshja ka shtuar me plot humor se do ta ndihmoj sot te një garë, që mos t’ja quaj më.

“Nuk bëjmë lëshime. Pazare s’ka, unë ju kam shokë. Miq, vëllezër, po në gara s’ka lëshime. Faktikisht do të tregoj një sekret shumë të vogël që publiku nuk e di. Unë këtij djalit këtu, i kam disa lekë borxh që nga koha e Akademisë, shpresoj mos të m’i kërkoj sot. Do ta ndihmoj te një garë dhe pastaj të mos mi quaj më”, tha Anna.

Anna Lika zbulon sekretin e vjeter në arenen e ‘Gladiatorit’: Ketij të ftuari i kam leke borxh

/abcnews.al

SHKARKO APP