Jozi dhe G Bani u përjashtuan/ Loredana: Javë e turbullt! Valbona: Ndihet shumë mungesa e të dyve

Jozef Marku dhe G Bani u përjashtuan nga shtëpia e ”Big Brother Albania VIP 4” pas zarfeve të zinj. Loredana dhe Valbona komentuan largimin e tyre. Loredana u shpreh se ka qenë një javë e turbullt për të, ndërsa theksoi se po kërkon të bëjë më të mirën

“Ka qenë një javë e turbullt. Po kërkoj të bëj më të mirën”, u shpreh ajo. Valbona tha se ka pasur një javë të ngarkuar emocionalisht, duke shtuar se ndihet mungesa e të dyve në shtëpi.

“Ka qenë një javë shumë e ngarkuar emocionalisht, mu duk sikur iku një pjesëtar i familjes, është mik i shokëve të mi më të mirë. Edhe për G Banin, që kemi pasur ulje ngritje tonë. Ka kërkuar falje kur kemi përdorur fjalë jo të duhura. Ndihet shumë mungesa e të dyve, por ishin gabime të rënda”, tha gazetarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?