“Ju flet Moska”: A thua italianët dhe gjermanët i kemi armiq historikë?!

Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e Luftës së Dytë Botërore ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Sot është 29 nëntori, zyrtarisht festë, dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e Luftës së Dytë Botërore që ishin italianët dhe gjermanët.

Këtu duhen shtuar dhe grekët që nuk llogariten si pushtues, por si ushtri që u fut në territorin shqiptar rastësisht.Është një temë tjetër kjo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por dua ta shoh çështjen nga një këndvështrim  tjetër, jo ajo që bëhet zakonisht, nëse ishin të mirë apo jo pushtuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua ta shoh ndryshe, këta italianë dhe gjermanët a kanë qenë armiq historik të shqiptarëve?

Pesë vite e gjysmë pushtim nga italianët dhe gjermanët a kanë qenë kaq të tmerrshme, të rëndësishme, të pashlyeshme nga historia jonë saqë ne nuk përkujtojmë zyrtarisht asgjë përveç kësaj.

Nuk përkujtohet pushtimi grek, betejat që kemi bërë kundër grekëve. Këtu përkujtohen zyrtarisht lufta e Drashovicës, Peza, Presidenti Meta tani na shkoi në Tendën e Qypit.

Qëllimi i Enver Hoxhës ishte të krijonte kultin e urrejtjes ndaj Perëndimit. Kur Enver Hoxha e shpallte Luftën e Dytë Botërore si ngjarjen më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe atë çlirimin e vendit si arritjen më të madhe, pra çlirimin nga italianët dhe gjermanët, ai këtu fuste dhe SHBA dhe Britaninë e Madhe si armiq.Duke thënë se këta gjatë luftës bashkëpunonin me gjermanët, pushtuesit, kundër komunistëve.

Puna është pse vazhdon sot kjo marrëzi e madhe, një marrëzi e çuditshme. Nuk ka kuptim.

E bëjnë me vetëdije këta zotërinjtë pro-perëndimore, Rama dhe Meta, se opozita nuk e ka shumë qejf, duket. Është një temë shumë me rëndësi që tregon dhe ndikimin rus në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?