Ju kujtohet ‘Didi’ e ‘Njerëz dhe Fate’,ja çfarë ka bërë gjithë këtë kohë aktorja
Arta Muçaj është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar, kjo edhe falë rolit të saj në telenovelën e parë shqiptare, “Njerëz dhe Fate”.
Aktualisht jeta e artistes së njohur është mes Kosovës dhe Australisë dhe në kontinentin e largët ka interpretuar në 5 shfaqje teatrale dhe në një film me metrazh të shkurtër, që së shpejti do të bëhet me metrazh të gjatë.
Aktorja e njohur prizrenase ka rrëfyer në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” të gazetarit, Eraldo Rexho se konkurrenca në Australi është tejet e madhe. “Është shumë e vështirë.
Konkurrenca 10 fish më e madhe sepse unë kam aksent, nuk jam e lindur në Australi. Rolet e mia duhet të jenë të limituara ose duhet të luaj rolin e një europianeje, ose të asaj ekzotike”, është shprehur Arta.
E pyetur nga gazetarja Suada Daci nëse e synon Amerikën, ajo është shprehur se në USA duhet të fillosh gjithçka nga e para “Nuk e kam jashtë mendjes si ide, por është një hap shumë i madh sepse duhet të fillosh gjithçka nga zero. Aktualisht jam vetëm meqenëse martesa ime ka mbaruar.
Kur je në martesë janë dy njerëz që vendosin por tani jam e lirë të zhvilloj artin tim”, ka thënë aktorja e njohur. Por a e vuan ajo divorcin?! “Kush thotë që nuk e vuan divorcin gënjen.
Divorci vuhet, por koha bën të veten, duhet kohë që gjërat të kthehen siç kanë qenë. Divorci të bën ose më të fortë ose më të pjekur. Kur nje gjë nuk ecën nuk është mirë të rrish për hir të kësaj apo asaj”, përfundon Arta./ revistawho.com