Ju prezantojmë me të dashurën e Granit Xhakës

Për të gjithë vajzat që shpresonin deri dje, tani mund të rrinë të qeta. Granit Xhaka ka një të dashur. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja zvicerane "Blick", e cila citon fjalët e vetë futbollistit nga Prishtina. I pyetur nga gazeta në fjalë, nëse vajza që u pa në tribunën e stadiumit gjatë ndeshjes Zvicër-Estoni është e dashura e tij, Graniti i është përgjigjur shkurt: "Po, kjo është dashuri". Xhaka shënoi një gol mjaft të bukur në fitoren 3-0 të Zvicrës dhe golin ia dedikoi pikërisht vajzës që qëndronte në tribunë pranë babait të tij, Ragip Xhaka. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i vajzës, apo profesioni.

SHKARKO APP