Juli debaton ashpër me Françeskën: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja…
Françeska dhe Juli kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë me disa nga banorët e tjerë. Kjo si pasojë e provokimeve që ka bërë Françeska, gjë që nuk është pëlqyer aspak nga Juli.
Një pjesë nga debati:
Juli: Ku bën një provokim ti automatikisht ke shpallur një fërkim. Por ai fërkim, e bën më tepër dhe op, op, op.
Françeska: Po çfarë të them, është aftësia ime për të provokuar.
Juli: Të gjithë dinë të provokojnë, nuk është ndonjë aftësi e madhe.
Françeska: Për çfarë e quan ti Big Brotherin lojë nervash?
Juli: Unë nuk po them që je gabim.
Françeska: Po të pyes, nuk po të bërtas more Juli. Pse më ngre zërin. Unë po flas shumë qetë.
Juli: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja dhe pretendon që tjetri të ta kthejë në të njëjtën mënyrë duke qeshur, pro që nuk ndodh kjo.
Françeska: Kjo është kultura ime britanike, kunji kthehet me kunj.