Julia Louis-Dreyfus diagnostifikohet me kancer
Julia Louis-Dreyfus është sëmurë nga kanceri i gjirit.
Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter.
Ylli i serive ”Seinfeld”dhe “Veep”, ka zbuluar për fansat se është prekur nga kanceri i gjirit.
“Njëra nga tetë gratë që preken nga kanceri i gjirit. Unë jam sot njëra prej tyre. Lajm i mirë është se kam mbështetjen më të mirë të shoqërisë. Lajm i keq është se nuk kanë të gjitha gratë këtë fat. Eja të luftojmë kundër të gjitha llojeve të kancerit”, ka shkruar aktorja.
Louis-Dreyfus është diagnostifikuar pasi që ka marrë shpërblimin e saj të gjashtë rekord Emmy për rolin e Selina Meyer në serinë ”Veep”