Juliana Nura përballet me komentuesin serb

Juliana Nura është përballur me një koment provokues nga një ndjekës serb në rrjetin e saj social. Në një story të publikuar në Instagram, modelja nga Kosova ndau një mesazh të gjatë, ku komentuesi serb e ftonte të “shkonte me familjen e saj për të mësuar historinë e princit Lazar dhe perandorit Dushanit”.

Mesazhi i ngarkuar me gjuhë fyese dhe akuza të rënda, përfshinte edhe referenca për manastiret mesjetare serbe në Kosovë, si Visoki Decani, Graçanica dhe Patriarkana e Pejës. Reagimi i Nurës nuk vonoi. Në një përgjigje publike, ajo e kundërshtoi versionin historik të komentuesit, duke iu referuar figurës së mbretëreshës ilire Teuta dhe duke theksuar se “popujt sllavë erdhën shumë më vonë në Ballkan”.

Modelja akuzoi gjithashtu Serbinë për shtrembërimin e historisë duke i propozuar që ta mësojë historinë e vërtetë dhe pastaj të komentoj. Nura shtoi se “edhe vetë një pjesë e popullit serb tashmë nuk ndihet krenar të thotë se është serb”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?